Telegrafi

Tashevska-Remenski në konferencë regjionale për zgjidhje paqësore të çështjeve në punë

Sot në Ohër do të mbahet konferencë regjionale për mekanizma të zgjidhjes paqësore të çështjeve të punës, ku fjalim do të mbajnë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, dhe drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën qendrore dhe lindore, Antonio Graciozi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i dialogut social”, të cilin e financon Bashkimi Evropian ndërsa e shpërndan Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.