Sot në Ohër do të mbahet konferencë regjionale për mekanizma të zgjidhjes paqësore të çështjeve të punës, ku fjalim do të mbajnë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, dhe drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën qendrore dhe lindore, Antonio Graciozi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i dialogut social”, të cilin e financon Bashkimi Evropian ndërsa e shpërndan Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.