Site icon Telegrafi

Tash në TV Dukagjini, Dastid Pallaska: PDK- LDK është koalicion i plaçkës! (LIVE)

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, në emisionin “Personale të TV Dukagjinit që po transmetohet në këto momente, thotë se qeverisja PDK- LDK bazohet mbi nevojën për të ndarë plaçkën”.

“Ndarja e plaçkës është edhe parimi i vetëm për të cilin pajtohen këto dy parti, parim që e gjen tek secila organizatë kriminale”, ka thënë ai.

Sipas tij, fakti nuk ka zhvillim ekonomik dhe asgjë pozitive, por vetëm emërim të partiakëve nëpër pozita, determinon se këto dy parti janë aty për të ndarë të mirat e pushtetit, pra “plaçkën që marrin nga ai dhe jo për ta zhvilluar shtetit”.

Si asnjëherë më parë, Pallaska ka folur në këtë intervistë për përpjekjet që të bëhet një subjekt i ri politik në vend.

Ai e ka vlerësuar Albin Kurtin si njeri të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, derisa ka thënë se Hashim Thaçit po i duket Presidenca më e vogël se qelia e burgut. /Telegrafi/

https://youtu.be/-K-TpyWk_Gw

Exit mobile version