Telegrafi

Jahja Drançolli, në TV Dukagjini: Konvertimi i shqiptarëve në myslimanë u bë me dhunë! (Video)

Historiani Jahja Drançolli ka folur në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ku ka dhënë detaje për periudhën e Skënderbeut, duke qenë edhe njëri nga studiuesit më të mëdhenj të asaj kohe.

Drançolli ka thënë se konvertimi i shqiptarëve në myslimanë, gjatë shekujve XV-të dhe XVII-të ka ardhur si pasojë e presionit të madh ekonomik, por edhe dhunës se ushtruar ndaj tyre.

Shqiptarët, sipas Drançollit, e kanë përqafuar islamin për t`i ikur trysnisë së sistemeve tatimore nga ana e Kishave Ortodokse dhe Sulltanit. Sipas tij, për t’i ikur vjelljes së dyfishtë dhe haraçeve të ndryshme, kanë zgjedhur islamin.

Ai tregon edhe se cili ishte roli i shqiptarëve në Perandorinë Osmane?! Pse sipas tij Perandoria Osmane favorizoi më shume serbet se sa shqiptaret?! Pse osmanët nuk lejuan hapjen e shkollave ne gjuhën shqipe?! A është e vërtetë që Skënderbeu mori titullin Atlet i Krishtit?! /RTV D/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mjhjDG1cJuE