Telegrafi

Mushkolaj në “Debat plus”: Deputetët e kontrabanduar, shpërblehen me poste (Video)

Sonte në emisionin “Debat plus” të “RTV Dukagjini”, po diskutohet në temën “Kush i ka numrat”, që ka të bëjë me formimin e Qeverisë.

Analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar se të gjithë deputetët që i bashkohen koalicionit PAN, nga partitë tjera politike, këtë e bëjnë për interesa dhe përfitime personale.

Ai ka thënë se kjo lëvizje do të ishte kontrabandim i votës së qytetarëve të Kosovës. Nuk ndodhë për parime, por për përfitime, ata që janë kontrabanduar kanë marrë shpërblime për këtë. Janë shpërblyer me terminale dhe pozita të ambasadorit.

Për të debatuar në këtë temë, të ftuarit e Ermal Pandurit në studio, janë: Imer Mushkolaj, Bajrush Morina, Yll Rugova dhe Ernest Luma./Telegrafi/