Site icon Telegrafi

Tash, në “Personale” të TV Dukagjinit, flet Naim Maloku: Bashkimi nuk ndodh pa luftë (Video/Live)

Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, po flet në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Njeriu që ka luftuar tre herë kundër Serbisë, ka thënë se nuk do t’u konvenonte shqiptarëve edhe një luftë në rajon. Por, sipas tij, nëse synohet bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet, atëherë kjo nuk do të mund të bëhej pa një luftë të re.

Në këtë emision Maloku ka treguar detaje të padëgjuara të luftës së UCK-së. Ka thënë se vetëm dy vrasje misterioze kanë ndodhur brenda pjesëtarëve të kësaj Ushtrie, gjë që është shumë më pak se që ka ndodhur në luftën Bosnjës apo Kroacisë.

Në këtë intervistë Maloku flet për marrëdhëniet e Ramush Haradinajt me Tahir Zemajn dhe telashet që eprorët e UÇK-së kishin me Ibrahim Rugovën. /Telegrafi/

https://youtu.be/c_L55Vj2yG4

Exit mobile version