Site icon Telegrafi

Tash në “Personale”, Shpend Ahmeti: Të bashkohemi kundër kapjes së shtetit (Live)

Kryetari i Prishtinës dhe një nga figurat kryesore të VV-së, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që partitë opozitare dhe shoqëria civile të bashkohen kundër kapjes së shtetit.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të përmbysen strukturat që kanë kapur shtetin.

Në këtë emision që po transmetohet aktualisht në TV Dukagjini, Shpend Ahmeti si asnjëherë më parë ka treguar se çfarë qëndrimi ka në raport me aksionet që bënë partia e tij.

Ai ka folur edhe për plakjen në politikë dhe sfidat që ka si kryetar komune.

Personale me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.

Ndiqeni emisionin në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=68jfYnnHzho

Exit mobile version