Telegrafi

Tash konsiderohet ndër femrat më të bukura, por në fëmijëri e tallnin Anya Taylor-Joy për shkak të dukjes

(Foto: Instagram/anyataylorjoy)

Aktorja Anya Taylor-Joy mbahet mend për rolet në serialet “Queen’s Gambit’ e “Peaky Blinders”, ndërsa vëmendjen e publikut e tërheq bukuria e saj specifike dhe shija e modës.

Ajo është konsideruar si një nga femrat më të bukura në botë, por në vitet e adoleshencës kishte kaluar një periudhë të vështirë, për të cilën foli së fundmi në një emision.

“Kam qenë shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për shkak të dukjes sime, nëna ime gjithmonë thoshte të shikosh në brendi të dikujt”.

(Foto: Instagram/anyataylorjoy)

“Ti shikon brenda dikujt që nuk e sheh në klasë, nuk sheh në ndonjë gjë të tillë. Nuk shikon se çfarë nuk është në rregull me punën e tyre, por vetëm nëse ju pëlqen zemra e personit. Dhe unë me të vërtetë duhet t’i jap meritë nënës sime për këtë, sepse me të vërtetë më ndihmoi”, është shprehur ajo.

Aktorja ka folur edhe në të kaluarën për pamjen e saj, duke theksuar se nuk e mendon veten si të bukur.

(Foto: Instagram/anyataylorjoy)

“Nuk mendoj se jam mjaft e bukur për të aktruar në filma. Tingëllon patetike dhe i dashuri im më paralajmëron se çfarë do të mendojnë njerëzit për shkak të asaj që them, por thjesht mendoj se jam e çuditshme”, ka deklaruar aktorja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/anyataylorjoy)