Site icon Telegrafi

Tash është zyrtare: Federico Fazio për një vit te Roma

Roma ka bërë transferimin zyrtar të Federico Fazios nga Tottenham Hotspur duke përforcuar mbrojtjen.

Lëndimi i të porsatransferuarit Mario Rui, bëri që Giallorossët të investonin sërish, sidomos për faktin se edhe Antonio Rudiger është i lënduar.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Fazio konsiderohej kandidati i vetëm për të plotësuar zbrazëtitë në mbrojtjen romake dhe pas testeve mjekësore, ka ndodhur zyrtarizimi.

“AS Roma njofton se ka nënshkruar me Federico Julian Fazio. Klubi konfirmon se e ka finalizuar marrëveshjen e huazimit për një sezon me Tottenham Hotspurin, deri më 30 qershor 2017”.

“Në marrëveshje përfshihet edhe e drejta e blerjes së lojtarit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version