Telegrafi

Tash është zyrtare: City pa lojtarin kryesor ndaj Realit

Manuel Pellegrini ka konfirmuar se Manchester City nuk do ta ketë në dispozicion Yaya Touren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë në ndeshjen e të martës kundër Los Blancos.

Ekziston dyshimi se ai mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.

“Yaya mendoj se nuk do të luajë. Ai nuk është rikuperuar nga lëndimi i muskulit. Do të shohim gjatë javës se si do të përmirësohet. Nuk mendoj se mund të luajë të dielën (ndaj Southamptonit në Ligën Premier)”.

“Do të shohim në ndeshjen kthyese, por varet nga mënyra se si do të aftësohet këtë javë”, është shprehur Pellegrini. /Telegrafi/