Telegrafi

Tash edhe burrat mund të ndjejnë goditjet e foshnjës në barkun e tyre (video)

Është menduar se burrat kurrë nuk mund ta kenë ndjeshmërinë për foshnjat e tyre siç mund ta kenë nënat, pikërisht për faktin se derisa ato e mbajnë në barkun e tyre për nëntë muaj, dhe kësisoj i ndjejnë edhe goditjet që foshnjat i bëjnë derisa rrotullohen.

Mënyra tradicionale e tentimit për të ndjerë lëvizjet e të foshnjës së palindur ka qenë kur burri mban dorën mbi barkun e gruas dhe pret goditjen e foshnjës.

Por një produkt i ri “revolucionarizoi” këtë gjë. Ai mundëson që të krijohet lidhja, në atë mënyrë që lëvizjes e foshnjës ndjehen njësoj edhe te babai sikurse te e ema, përcjell koha.net.

Produkti është testuar në tek disa persona, dhe rezultati ishte pak a shumë i pritshëm: i përloti që të gjithë. /Telegrafi/

Ndiqeni videon: