Tash e tri ditë qytetarët që jetojnë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Arbëri nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm.
Kështu kanë deklaruar qytetarët për Telegrafin, ku janë ankuar se tash e tri ditë nuk kanë ujë, sipas tyre për shkak të punimeve që janë bërë në këtë rrugë.
Zëdhënësja e KRU, “Prishtina”, Arjeta Mjeku në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se ekipet janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, palët e treta e aknë dëmtuar një gyp të ujësjellësit.
“Si duket palë të treta kanë dëmtuar një gyp të ujësjellësit. Informata nga qytetarët është marrë nga despiqeria, derisa ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes para pak çastesh kanë shkuar në vendin e ngjarjes që të saktësojnë natyrën e defektit”, tha Mjeku për Telegrafin. /Telegrafi/