Telegrafi

Tash e shtatë muaj nuk aprovohet pensioni për viktimat seksuale (Video)

Femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë edhe pas shumë viteve pas çlirimit, nuk u është njohur statusi i marrjes së pensionit. Tash e shtatë muaj dokumenti për këtë çështje qëndron në sirtarët e Kryeministrisë.

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thotë se mbetet vetëm procedimi i dokumentit në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Ekzekutivit dhe kjo kategori do të gëzojë pensionin.

Abrashi, që njëherësh është edhe zëdhënës i Qeverisë në detyrë, pret që ky institucion sa më shpejt të caktojë pensionin për viktimat e dhunës seksuale, ndërsa Qeverisë së re i takon pagesa e pensioneve përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit për Buxhetin. /rtv21/