Besohet se me këtë vendim janë pajtuar të gjitha klubet kosovare dhe kanë hasur në mirëkuptim mes vete.
Deri tani, në Kosovë ekipet kanë pasur të drejtë t’i kenë në ekip vetëm tre lojtarë të huaj, por tash e mas do të luhet me katër lojtarë të huaj. Ky vendim do t’i jetë shumë i favorshëm edhe për Sigal Prishtinën që do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike tash e mas.
Edhe pse disa ekipe do të përforcohen nga ana e kualitetit të lojtarëve, gjëja që menjëherë të shkon ndërmend është se ku do të mbeten basketbollistët vendorë. Çfarë do të bëhet me djelmoshat e rinj dhe të talentuar që vetëm po i nxejnë karriget e bankës rezervë. /Telegrafi/