Telegrafi

Tash dihet edhe zyrtarisht – posta është më e ngadalshme se kërmilli

Një punëtor i teknologjisë informative, pasi ka bërë llogaritjen e rrugës që ka kaluar letra deri në shtëpinë e tij – prej datës 20 dhjetor, kur ishte dërguar, deri më 3 janar, kur ai e kishte pranuar atë – ka konstatuar se atë rrugë më shpejt do ta kishte përshkuar kërmilli se shërbimi postar.

Personi i quajtur Michal Szybalski ka llogaritur se arritja e letrës në adresën e tij ka zgjatur 294 orë – ndërkaq distanca në mes të dërguesit dhe pranuesit ka qenë vetëm 11.1 km, ka bërë të ditur e pëditshmja polake, Gazeta Wyborcza.

Sipas përllogaritjes së Szybalskit, shpejtësia e udhëtimit të letrës ishte 0.03775 kilometra në orë – ndërkaq kërmilli, sipas tij, do të kishte arritur shpejtësinë prej 0.048 kilometra në orë.