Site icon Telegrafi

Taseva: Më mirë dhjetë fajtorë të jenë në liri, se sa një i pafajshëm në burg

Në punëtorinë e organizuar sot për qasje në drejtësi për qytetarët, Sllagjana Taseva nga Transparenca Maqedoni, deklaroi se është më mirë që dhjetë fajtorë të jenë në liri, se sa një i pafajshëm në burg, përcjell Telegrafi maqedoni.

Sipas analizave në gjashtë lëndë gjyqësore, ish-gjykatës vërtetojnë se qytetarët nuk kanë qasje në gjykim të drejtë. Taseva pohon se gjykatat sigurojnë me vështirësi gjykim të drejtë dhe të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version