Site icon Telegrafi

Taseva: Jam nënvlerësuar, fitoj më shumë se 50.000 euro

Kryetarja e “Transparency International – Shkup”, Slagjana Taseva reagoi shkurtimisht sot në lidhje me akuzat në letrën e hapur të Bordit të Sindikatës së Industrisë Feni, ku thuhet se Taseva u ofrua si përfaqësuese ligjore dhe asistente në një nga kompanitë e përfshira në procesin e falimentimit për një tarifë prej 50.000 eurosh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mendoj se ata më kanë nënvlerësuar, po fitoj shumë më tepër, jo nga ky rast, por nga shumë të tjerë”, tha Taseva. /Telegrafi/

Exit mobile version