“Ende nuk është jetësuar sistemi dhe mekanizmi për mbrojtjen e informatorëve sepse pamjaftueshëm punohet nga ana e institucioneve të sektorit shtetëror dhe publik, por edhe të atij privat. Ato duhet të sigurojnë kushte për raportim të sigurt nga ana e informatorëve dhe më tej të zbatohet e gjithë procedura në mënyrë që nuk do të rrezikohen informatorët dhe ata të mos vuajnë pasojat nga çfarëdo lloji për atë që e kanë thënë”.
Këtë sot e theksoi kryetarja e “Transparency International – Maqedoni” Sllagjana Taseva, para fillimit të trajnimit “Roli i informatorëve në luftën kundër korrupsionit”. Ajo tha se lgjin e kemi nga nëntori i vitit 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri tani është dashur të gjitha institucionet të vendosin persona për raportim dhe kushte për zbatimin e procedurës të besueshme ashtu siç është paraparë me ligj. Thjesht sistemi nuk është vendosur ashtu të funksionojë dhe nuk inkurajuar të punësuarit të paraqesin raste të korrupsionit apo paligjshmëri të tjera në punë”, tha Taseva.
Ajo konsideron se duhet të përforcohet bashkëpunimi midis institucioneve për luftë kundër korrupsionit dhe krimit.
Ndërsa kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska, tha se deri te informimi i Komisionit nuk ka pasur asnjë denoncim./Telegrafi/