Site icon Telegrafi

Taseva: E pamjaftueshme është lufta kundër korrupsionit, prokuroin publik askush nuk e njeh

Sipas ish-kryetares së Transparency International – Macedonia, Slagjana Taseva ka disa aktivite në lidhje me luftimin e korrupsionit, por kjo është e pamjaftueshme.

“Dallimi midis atëherë dhe tash është se atëher kishte përkrahje nga qeveria. Komisioni Anti-korrupsion dhe nismat kishin realizim të mëtejmë përmes shkarkimit të drejtorëve, ndryshimit të vendimeve qeveitare. Pa aktivitete nuk ka luftim kundër korrupsionit”, u shpreh Taseva.

Ajo në emisionin “Studio 10” në TV 24 theksoi se problem përbën fakti që nuk i zbardhim çështjet deri në fund.

“Do ta përmend vetëm rastin me akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Cilin integritet e kanë ata persona. Kemi një prokuror publik të cilin nuk e njeh askush. Kemi shumë veprime korruptive që mbështeten nga gjitha palët”, u shpreh ndër tjerash ajo./Telegrafi/

Exit mobile version