Slagjana Taseva nga Transparency International në emisionin “Top tema” në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 u shpreh se “Bechtel & Enka” është një nga kopanitë më jotransparente në nivel botëror.
“Kjo kompani punon gjithkund nëpër botë, me marrëveshje të mëdha komerciale dhe janë një nga kompanitë më jotransparente dhe insistojnë që të mos publikohen marrëveshjet e tyre. Ka edhe një të dhënë ku thuhet se gjithmonë projektet e tyre përfundojnë me 40% më shumë nga shuma e dakorduar”, theksoi Taseva.
Sipas saj, këto të dhënat nuk duhet të na alarmojnë, për shkak se ne vet kemi pranuar një marrëveshje të tillë.
“Kemi shembuj me punën e kësaj kompanie, edhe në Kroaci edhe në Kosovë dhe Rumuni ku ka pasur problem me transparencën dhe çmimin. Gjithkund ka mbetur deri në fund me jotransparencë dhe shteti paguan shumë më shumë se shuma e dakorduar”, tha Taseva./Telegrafi/