Site icon Telegrafi

Tarzani jeton me të vërtetë

Francezi thotë se ka shpenzuar 8 muaj për tu miqësuar me geopardin dhe më në fund i sfidoi. "Mjafton që ju të rrini gjatë me to dhe nuk do të keni më frikë dhe do ta shihni se ata nuk kanë për t’iu sulmuar. Kjo do të faktojë të kundërtën e atyre që ju kishin thënë për geopardët". Kështu shprehet Oliver për stacionin televizion ATV, i cili ishte i pari kanal që përmes një dokumentari zbuloi djaloshin që jetonte me kafshët e egra në malet e afrikane.

Ai thotë se duart dhe sytë janë shumë të rëndësishme gjatë komunikimit me geopardët. I pyetur për atë çka do të ngjallte kureshtjen e të gjithëve, se si nuk ka frikë. Ai thotë "Unë kam fuqi për ta përballuar rrezikun, por më e rëndësishmja është miqësia. Për tu miqësuar me kafshë nuk duhet të kesh frikë prej tyre".

Oliver la Francën për Afrikën kur ishte 18 vjeç, ai iu përkushtua ëndrrës së tij për të mbrojtur natyrën. Ai nisi të adaptohet fillimisht me macet e egra dhe më pas me geopardët (lloji i leopardit). Djaloshi shpenzoi vite për të observuar kafshët dhe tani është eksperti i njohjes së tyre, por nuk ka kualifikime. Pra nuk ka lexuar.

"Janë shkencëtarët ata që merren me studimin e geopardëve por ata nuk kanë kohë për të ndenjur me to sepse janë gjithnjë mbi librat. " Unë mund ti ndihmoj të hyjnë në brendinë e kësaj kafshe dhe ata mund të më tregojmë mua detaje nga laboratorët dhe i siguroj se do të gjejnë tek unë një eksperiencë të vlefshme", thotë Oliver.

Por cili është misioni i tij. Të mësojë kafshët që të ruhen nga rreziku që iu kanoset nga njerëzit. "Unë do të ki nga këtu kur geopardët të mësojnë të kujdesen për veten", shprehet Oliver. "Unë kujdesem për geopardët që janë jetim deri sa ata të rriten dhe ti bashkohen kopesë", shton ai.

Oliver në filmin dokumentar që i është kushtuar sensibilizon për të mbrojtur natyrën. Duhet të kuptojmë se ne (njerëzit) nuk jemi sunduesit e botës. Ne duhet ë kuptojmë se nuk mund të jetojmë pa natyrën.

Dhe në fund thotë "Duhet të zgjohemi sa nuk është vonë". /The Sun/Shekulli/

Exit mobile version