Nevojiten:
* 1 qepë e prerë hollë
* 200 gr mish viçi i grirë
* 200 gr misra të ëmbël të konservuar
* 50 gr margarinë e shkrirë, e ftohtë
* 140 gr miell i thjeshtë
* 140 gr miell misri/polenta
* 2 lugë çaji sodë
* 50 gr djathë i grirë me shije të fortë
* 2 vezë
* 280 ml kos
* 100 ml qumësht
Përgatitja:
• Ngroheni paraprakisht furrën në 180ºC.
* Skuqni qepën dhe mishin e grirë të viçit në një tigan, kaurdiseni, shtoni majdanozin dhe misrat e ëmbël. Lërini të ziejnë. Përzieni miellin, sodën dhe djathin bashkë.
• Rrihni vezët, kosin dhe qumështin së bashku, shtoni gjalpin e shkrirë. Përziejini lehtë me miellin dhe shtoni përzierjen e mishit të grirë. Mos e trazoni shumë.
• Ndajeni në 12 pasta të vogla të lyera me vaj, do të jenë mjaft të mbushura. Piqini për 25/30 minuta deri sa të marrin ngjyrë të verdhë dhe të piqen nga brenda.
• Ndërkohë zieni ujin dhe patatet për 10-15 minuta sa të zbuten.
• Shërbejini pastat me patatet e reja të ziera dhe me sallatë të përzier. /Telegrafi/