Telegrafi

Tarifat e shtrenjta të energjisë edhe për muajin qershor

Kjo pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur që tarifat e reja do të hyjnë në fuqi prej një qershori, ndërkohë që vendimi për këtë rritje është bërë publik vetëm para dy-tre ditësh, gjë që sipas ekspertëve përbën shkelje të drejtave të njeriut dhe konsumatorëve.

Veç kësaj, tarifat e reja nuk kanë kursyer as shtresën më të varfër të popullsisë, pasi konsumatorët që shpenzojnë mbi 200-deri në 600 kilovat dhe i përkasin sektorit të amvisërisë. Madje me një rritje të energjisë prej 5 për qind, ZRRE-ja ka krahasuar njëjtë konsumatorët e amvisërisë me ata industrial.

”Tarifat e reja krahasuar me tarifat e deritanishme, kanë rezultuar me një rritje mesatare prej 2.5 për qind për konsumatorët shtëpiakë të bllokut të parë që shpenzojnë më pak se 200 kilovatë për muaj dhe 5 për qind për të gjithë konsumatorët e tjerë shtëpiakë, komercialë e industrialë”.

ZRRE-ja ka njoftuar se shqyrtimi i tarifave është iniciuar nga aplikacionet e KEK-ut dhe KOSTT-it për vitin 2008. Bordi i ZRRE-së sipas komunikatës po ashtu ka vlerësuar se tarifat e reja reflektojnë përballueshmërinë për konsumatorët me të ardhura më të ulëta, nxisin kursimin e energjisë te konsumatorët që shpenzojnë shumë, dhe stimulojnë investimet në sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve.

Por megjithë arsyetimet e ZRRE-së kundër aprovimit të këtyre tarifave janë shprehe udhëheqës të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetike, Transport dhe Telekomunikacion.

“Humbjet komerciale të energjisë nuk mund të mbulohen me ngritje të tarifave”, tha Myzejene Selmani Kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonomi.

Sipas saj ZRRE-ja duhet të merret edhe me mbrojtjen e konsumatorit e jo vetëm me mbrojtjen e KOSTT-it dhe KEK-ut.’ ”Ajo nuk është vetëm për ngritje tarifash por dhe në këtë moment është dashtë të bie çmimi i energjisë në mënyrë që të gjithë konsumatorët të hyjnë në sistem dhe ta paguajnë energjinë e shpenzuar”.

Selmani po ashtu tha se me këtë ngritje jo që s’do të mund të mbulohen humbjet por do të dëmtohet vet KEK-u dhe MEM-i.”Vetëm 45 për qind të konsumatorëve paguajnë energjinë duke mos përfshirë këtu edhe pjesën e humbjeve komerciale. Konsumatorët në Kosova paguajnë tri herë energji elektrike përfshirë këtu edhe paratë e taksapaguesve që i shfrytëzon KEK-u. Ata morën tash 84 milionë euro dhe ato janë para të taksapaguesve. /Telegrafi/