Site icon Telegrafi

Targat digjitale që tregojnë lokacionin dhe shkeljet në trafik, prezantohen së shpejti në Dubai (Foto)

Autoritetet e sigurisë në Dubai, po planifikojnë të pajisin të gjitha veturat me targa digjitale, që tregojnë lokacionin dhe njoftojnë kur shoferi po shkel rregullat e trafikut.

Targa do jetë e lidhur me llogarinë e pronarit, duke mundësuar pagesë automatike për hyrje në rrugët me pagesë apo hapësirat e parkingut, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, policia do të alarmohet, në rast të tejkalimit të shpejtësisë, si dhe shkelje tjera në trafik. Madje, do ketë edhe një sistem të veçantë që alarmon edhe nëse vidhet vetura, duke treguar rrugëtimin që ka bërë dhe vendndodhjen.

I vetmi shqetësim, është se mund të zbulojnë privatësinë, duke dhënë të dhëna të tepërta se ku gjendet shoferi.

Këto pretendime janë hedhur poshtë, duke u thënë se me atë të këtyre targave, shoferëve do t’ju ‘lehtësohet jeta’.

“Posa përfundon kontrolli i veturës, targat ndihmojnë që të regjistrohet automatikisht”, është thënë në raport.

Sipas krijuesve, ato mund të lidhin edhe shoferët mes vete, duke iu treguar për kushtet e rrugës, kolonat, pritjet, si dhe kur ka aksidente.

Megjithëse nuk ka të dhëna konkrete, se si do të funksionojnë targat, është thënë se janë vënë në testim dhe nuk do të prezantohen deri në nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version