Targa të letrës në automjete, ka kohë që shihen në gjithë vendin.
Me targa të tilla dhe me mbishkrimin “Prova” (Probation) janë 12 mijë e 481 automjete.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, këto janë targa janë ato që kanë qenë në depo.
Për mos pajisjen e veturave me targa të rregullta, për vonesat e prodhimit të targave, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, thotë se kjo po ndodh meqë Organi Shqyrtues i Prokurimit po trajton ankesat e kompanive tenderuese, shqyrtim i cili do të përfundojë së shpejti. /Tribuna Channel/