Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka treguar arsyet se pse ka refuzuar një ofertë të skuadrës së Milanit.
Shqiptari ishte zgjedhja e parë e Milanit për të zëvendësuar Leonardon, por ish-reprezentueesi përfundoi duke qëndruar te lacialët.
“Grupi e di se në tre vitet e fundit, ne mund të jemi lehtësisht të kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Boban ishte idhulli im, Maldini ishte një lojtar shembullor dhe gjithashtu edhe si drejtor”.
“Unë pashë veprimin e tyre, por vendimi im erdhi nga zemra. Lënia do të ishte e gabuar. Zgjodha me zemrën time, jo për para”.
Kur shkoj jashtë vendit, e kuptoj se Lazio është një emër i rëndësishëm. Para se të largohem, do të marr kohë për ta menduar. E di që kam ndërtuar diçka të bukur me klubin, stafin teknik dhe lojtarët”, tha ndër të tjerash Tare.
Ndryshe, 46-vjeçari ka qenë edhe futbollisti i ekipit nga kryeqyteti italian, ku edhe e përfundoi karrierën si lojtar. /Telegrafi/