Ciro Immobile është vendosur të bashkohet me Lazion, duke përfunduar një transferim nga Sevilla për një shumë të raportuar prej 8.5 milionë euro.
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin këtë mbrëmje.
Sulmuesi 26-vjeçar kaloi gjashtë muajt e fundit si huazim në Torino dhe pas kthimit te Sevilla ka kërkuar një kthim tjetër në Serie A.
Ai ishte golashënuesi me Torino në sezonin 2013-14, duke fituar një transferim prej 18.5 milionë euro për në Borussia Dortmund, por napolitani nuk bindi te skuadra gjermane dhe u shit për te Sevilla një vit më vonë për 14 milionë.
Ndërsa, tani Immobile ka vendosur të kaloj shkon në Stadio Olimpico te skuadra e Lazios, ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare.
Në fillim u raportua se marrëveshja ishte një huazim me opsionin e detyrueshëm për të blerë, por kjo duket të jetë një pagesë direkte prej 8.5 milionë euro. /Telegrafi/