Site icon Telegrafi

Tare rrëfen arsyen pse e refuzoi postin te Milani

Igli Tare (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se ka kontaktuar me Milanin në vitin e kaluar dhe kishte menduar që të angazhohej atje, mirëpo përkushtimi i tij ndaj Biancocelestëve ishte më i rëndësishëm.

Në verën e kaluar ka pasur thashetheme të shumta se ish-sulmuesit shqiptar i është ofruar roli i drejtorit sportiv nga Rossonerët për ta zënë vendin e Leonardos, i cili asokohe shkoi te Paris Saint-Germaini.

“Kam pasur kontakte me Milanin në vitin e kaluar, ashtu siç tashmë e dinë të gjithë”, ka deklaruar Tare për Sky Sport Italia.

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Po ashtu, asnjëherë nuk e kam fshehur se kam qenë tifoz i Milanit si fëmijë, kam qenë i dashuruar me skuadrën e Marco van Basten, Ruud Gullit, Franck Rijkaard dhe trajnerin Arrigo Sacchi”.

“Megjithatë, kur vjen momenti për të zgjedhur, Lazio është Lazio dhe ka një vend thelbësor në zemrën time. Mund të them se e ndjej thellë Lazion, sepse lidhja ime me këtë klub shkon përtej fushës profesionale”.

“Është si një krijesë që e kemi rritur bashkë ndër vite dhe kur i sheh frytet e kësaj pune, lidhja bëhet akoma më e fortë”, ka shtuar 46-vjeçari.

Para se të bëhej drejtor sportiv, Tare e ka bartur fanellën e Lazios si sulmues nga viti 2005 deri në pensionimin e tij në vitin 2008. /Telegrafi/

Exit mobile version