Site icon Telegrafi

Tare: Pak gjasa që Cana të vijë te Lazio

Tare së bashku me trajnerin Edy Reja ishin takuar me Canën në Sarajevë, ku kosovari ishte për ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 ndaj Bosnjë e Hercegovinës. Por Tare ka thënë se qëllimi i kryesor i vizitës së tyre nuk ishte Cana, por boshnjaku Senad Lulic.

“Kam shumë pak mundësi dhe duhet kohë që Loriku të kalojë te Lacio. Mund të them se kjo mundësi është vetëm 1. Në Itali shkruhen shumë gjëra, por shumë pak ka të vërteta. Madje ka raste që nuk ka asgjë të vërtetë”, është shprehur Tare për “Sportin Shqiptar”.

Edhe Cana është shprehur pesimist për arritjen e ndonjë marrëveshje me ekipin romak.

“Nuk ka ndonjë gjë konkrete. Ata kanë ardhur më shumë për Luliçin, jo për mua. Ndoshta brenda dy javëve të ardhshme mund të ketë diçka të re”, citon Sporti Shqiptar mesfushorin Lorik Cana. /Telegrafi/

Exit mobile version