Telegrafi

Tare: Nuk ka ofertë nga Juventusi për Ledesman

Mediat italiane shkruan se drejtori i Juventusit, Roberto Bettega, do të bënte ofertë për të marrë shërbimet e Ledesma, para se të presë që gjykata ta shpallë atë lojtar të lirë, siç bëri me ish bashkë-lojtarin e tij Goran Pandev.

“Nuk ka ofertë nga Juventusi. Mendoj se ky është një lajm i pasaktë, pasi nuk di asgjë për një gjë të tillë. Sidoqoftë nuk është veti e imja të komentoj gjëra të tilla. A mund të shitet Ledesma para se të shmanget një rast si ai i Pandev? Nuk e di…”, ka thënë Tare./Telegrafi