Drejtori sportiv i Lazios, që sot ka prezantuar blerjet e reja të klubit, që janë tetë.
Të fundit ishin Milan Badelj dhe Joaquin Correa, ndërsa Igli Tare ishte së bashku me ta, kur foli më shumë për shqiptarin Riza Durmishin.
Mbrojtësi i majtë me prejardhje nga Tetova ka lënë Betisin për të kaluar te Lazio.
“E kemi ndjekur për tre apo katër vjet. Kur patëm mundësi ta merrnim, nuk hezituam aspak”.
🎙 @RizaDurmisi si presenta: “Felice di essere qui, non vedo l'ora di debuttare”
👉 https://t.co/VK1mrs3L0I pic.twitter.com/UILGli491c
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 3, 2018
“Durmishi ka karakteristikat e duhura. Do të ketë nevojë për përshtatje, por jam i bindur se do të bëjë shumë mirë te Lazio”, ka thënë Tare për të.
Drejtori sportiv ka folur edhe për synimin e Lazios këtë edicion, kur të gjitha klubet janë përforcuar.
“Synimi është Liga e Kampionëve. Lazio ka bërë mirë për vite me radhë dhe mund të luftojë për vendet e para. Unë jam këtu për ta ndihmuar ekipin që suksesi të përsëritet”, ka thënë Tare.
🙌 “Ringrazio Società e tifosi per l'accoglienza, darò sempre il massimo”
Le prime parole in biancoceste di Valon #Berisha 🔛 https://t.co/EOFDaiKJb4 pic.twitter.com/E43s1f6mft
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 3, 2018
Lazio ka aktualisht tre shqiptarë në skuadër, me Thomas Strakoshën, Valon Berishën dhe Riza Durmishin. /Telegrafi/