Telegrafi

Tare mohon afrimin e Cruz me Lazion

“Cruz nuk është pranë Lazios. Është normale që një lojtar si ai të tërheq interesimin tonë, por edhe të të gjithë të tjerëve”, është shprehur ish-sulmuesi i Përfaqësueses kuqezi për Tuttomercatoweb.com.

Tare ka mohuar edhe spekulimet e deritanishme në lidhje me sulmuesin e Lazios, Goran Pandev, duke thënë se deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim në lidhje me transferimin e maqedonasit.