Site icon Telegrafi

Tare: Klauzola e De Vrij e vlefshme brenda dhe jashtë Serie A  

Drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij është gati të nënshkruajë një kontratë të re, por klauzola e lirimit të tij do të ishte e vlefshme brenda dhe jashtë Italisë.

Marrëveshja e tanishme e mbrojtësit holandez pritet të skadojë në qershor dhe ai ka refuzuar deri më tani të nënshkruaj një kontratë të re.

Kështu, De Vrij ka qenë i lidhur ngushtë me skuadrën e Interit, Juventusit, Napolit, Manchester Unitedin, Liverpoolin, Barcelonën dhe Real Madridin.

Lexo po ashtu Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

Por, Tare në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se ka afrime të mëdha mes palëve dhe pritet një kontratë e re me kluazolë jo fortë të madhe.

De Vrij së bashku me portierin e Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha (Getty Images)

Raportet thonë se marrëveshja e re do të përfshijë një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro, e cila vlen edhe brenda edhe jashtë Italisë.

“Klauzola do të jetë e vlefshme për klubet brenda dhe jashtë Italisë”, ka thënë fillimisht Tare për Mediaset Premium.

Lexo po ashtu Igli Tare: De Vrij ende nuk ka rinovuar, por së paku deri në qershor është i Lazios

“Ne jemi duke u përpjekur të përqendrohemi në futboll sot dhe të fillojmë fortë, sepse Chievo na ka shkaktuar shumë probleme gjatë viteve”, përfundoi holandezi.

Ndryshe, De Vrij që nga transferimi në Lazio është kthyer në njërin nga mbrojtësit më të fortë në Serie A dhe më gjerë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Lazio kërkon 30 milionë euro për De Vrij
Exit mobile version