Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një lajm të mirë për tifozët pas fitores ndaj Bolognas me rezultat 2-3.
Shqiptari ka thënë se beson shumë se rinovimi me Stefan de Vrij mund të vijë shpejt pasi palët kanë gjuhën e përbashkët paraprakisht.
“Jemi optimist për rinovimin e De Vrij”, ka thënë Tere për Mediaset Premium.
“Nuk dua të flas para kohe, por ne kemi një raport shumë të mirë me lojtarin dhe agjentin e tij”.
“Mendoj se në fund të fundit do të fitojë gjuha e përbashkët”, shtoi shqiptari. /Telegrafi/