Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për trajnerin e ri që pritet të emërohet gjatë javës.
Tare u shpreh se largimi i Stefano Pioli dhe caktimi i Simone Inzaghit ishin të domosdoshëm.
“Është folur shumë rreth takimit me Jose Sampaolin. Ne donim që të njihnim nga afër dhe tw shihnim se a përshtatet filozofia e tij me atë të Lazios. Asgjë më shumë”.
“I kemi treguar Inzaghi me fillim. Në javën e ardhshme do ta njohim trajnerin e rit ë Lazios”, ka thënë Tare. /Telegrafi/