Marco Tardelli është duke e mbështetur idenë që Alessandro Del Piero të marrë drejtimin e Juventusit, ndoshta më shumë si roli i Paolo Maldinit sesa si zëvendësues i drejpërdrejtë i Andrea Agnellit në postin e presidentit.
Kapiteni legjendar u largua nga klubi në vitin 2012 kur nuk iu ofrua rinovim për të vazhduar karrierën te Sydney FC dhe Delhi Dynamos deri në pensionimin e tij në vitin 2015.
Ikona e Zonjës së Vjetër nuk ishte kthyer në Allianz Juventus Stadium që kur tha lamtumirë, ndërsa këtë e kishte bërë të shtunën në ndeshjen ndaj Bolognas duke marrë ovacione nga publiku dhe duke u konsideruar si vetmi moment i mirë në atë ndeshje prezenca e legjendës italiane të futbollit.
𝔸 𝕙𝕖𝕣𝕠'𝕤 𝕨𝕖𝕝𝕔𝕠𝕞𝕖 𝕗𝕠𝕣 @delpieroale 🎉#ForzaJuve pic.twitter.com/RZZ62Lg1yS
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 16, 2022
Menjëherë pas nisën thirrjet që Del Piero të kthehet te Bianconerët për t’i dhënë një drejtim të ri klubit, madje edhe si zëvendësues i presidentit Agnelli.
Derisa Corriere dello Sport raporton për transformime potenciale në krye të Juves, Sport Mediaset thekson se ai mund të bëhet më shumë si një president nderi.
Një tjetër legjendë e Juventusit, Marco Tardelli, është i mendimit që ikona të angazhohet në pozitat udhëheqëse të klubit.
𝗧𝗛𝗘 𝗟𝗘𝗚𝗘𝗡𝗗 is BACK!!!!!!!!!! 😍 @delpieroale 🙌#JuveBologna #ForzaJuve pic.twitter.com/kY8br5WRzX
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 16, 2022
“Ai do të ishte i shkëlqyer në formën e Giampiero Bonipertit. Do të ishte e mrekullueshme dhe unë do të isha njeriu më i lumtur në botë nëse kjo do të ndodhte. Ndoshta dikush në klub nuk kishte pikëpamje të mirë për të, mirëpo tifozët gjithmonë e kanë admiruar Del Pieron. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për klubet që t’i kenë legjendat në rolet e drejtorëve, por është gjithashtu një rrezik i mundshëm që mund të dështojë”.
“Për shembull, Paolo Maldini konsiderohej pothuajse një irritim te Milani për shumë vite pas pensionimit, por tani ai po dëshmon të jetë një figurë e rëndësishme në këtë Milan modern. Ishte koha e duhur”.
“Mendoj se Del Piero duhet të ketë një rol të ndryshëm nga (Pavel) Nedved. Del Piero ishte një lojtar inteligjent, kishte ide dhe nuk ishte kurrë banal. Kërkesa kryesore për të qenë drejtor është kredibiliteti dhe kjo nuk i mungon Del Pieros, as Maldinit”.
“Me kalimin e viteve, Del Piero ka dëshmuar gjithashtu se mund të mbajë një profil të ulët dhe të ruajë përulësinë, edhe në disa situata të shëmtuara”, ka thënë Tardelli për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/