Telegrafi

Tardelli: Juve mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-mesfushori italian, Marco Tardelli, beson se Juventusi është i gatshëm të shkojë shumë larg në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër luan kundër Sevillas sonte (e mërkurë) në ndeshjen e parë sezonale në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa në edicionin e kaluar e përfundoi konkurrimin në të tetën e finales.

“Liga e Kampionëve të jep prestigj, shfaqje dhe mbi të gjitha, shumë para. Në të kaluarën duhej të luash mirë në ligë, gjë që ishte qëllimi kryesor kur unë shkova te Juve, kështu mendonim atëherë”.

Lexo po ashtu Kampioni ka kundërshtar Sportingun, Juve luan ndaj Sevillas

“Pastaj gjërat ndryshuan ngadalë kur ua hapëm dyert lojtarëve si Platini dhe Boniek”.

“Sot Juventusi edhe njëherë ka gjithë ambiciet për t’i shkuar deri në fund, skuadra është e gatshme të shkojë në një nivel të ri të kësaj gare”, ka deklaruar Tardelli. /Telegrafi/