Deputeti aktual i OBRM-PDUKM-së, Johan Tarçullovski dhe kandidati i humbur për Komunën e Kisella Vodës ka humbur në përballjen me Filip Temelkovskin në rrethin e dytë.
Por, çka e bënë interesante këtë garë?
Johan Tarçulovski ka humbur edhe në vendvotimin e lagjes së tij.
Kjo shihet nga fotografi e vendvotimit ku ka humbur ai, në vendvotimin me numër 2765. Diferenca mes tij dhe kundërkandidatit Temelkovski ka qenë 30 vota, ku Tarçullovski ka arritur të merr 145 vota kurse fituesi i zgjedhjeve në këtë komunë ka marrë 175 vota.
Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja është humbëse e këtyre zgjedhjeve. Kanë arritur të fitojnë hiq më shumë se 5 komuna. /Telegrafi/