Deputetët Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski dhe Johan Tarçullovski do të mbeten në paraburgim. Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi ankesat e tyre, si dhe ankesat e të paraburgosurve tjerë mes të cilëve edhe Jane Çento.
“Gjykata e Apelit ka mbajtur seanca të mbyllura, në të cilat vendosi që të refuzojë si të pabaza ankesat e të akuzuarve dhe vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, të sjellur për të dyshuarit për ngjarjet e 27 prillit kundër: I.C, A.A, Lj.A, A.J, J.T, S.V dhe E.D”, thonë nga gjykata, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më herët Gjykata e Apelit gjithashtu si të pabaza refuzoi ankesat e të akuzuarve Oliver Popovski, Goran Gjoshevski, Vllado Jovanovski, Mitko Çavkov, Igor Durllovski, Munir Pepiq, Dushko Llazarov, Mitko Peshov, Oliver Radullov, Bogdan Ilievski dhe Ilija Slavevski./Telegrafi/