Telegrafi

Taravarin prej tani mund ta kontaktoni edhe në Viber dhe Whatsapp (Foto)

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Arben Taravari ka hapur linjë të re të komunikimit me qytetarët nga të cilat do të pres që të paraqesin parregullësi në lidhje me punën e të gjithë nëninstitucioneve në ministrinë që ai punon, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Duke filluar prej sot, vihet në funksion linja telefonike 071/349999 në të cilën qytetarët, përmes mesazheve elektronike në Whatsapp dhe Viber mund të drejtohen për çdo ide, sugjerim, lëvdatë ose për parregullësi, përpjekje për korrupcion dhe tjera parregullësi me të cilat janë ndeshur në funksionimin e sistemit shëndetësor. Qëllimi i #PërshëndetjeTaravari është që personalisht t’i dëgjoj mendimet dhe përvojat e qytetarëve në sistemin shëndetësor dhe bashkarisht ta ndryshojmë perceptimin për shëndetësinë tonë.” thuhet në njoftimin e ministrisë drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Përndryshe, kjo është hera e parë që një ministër shqiptar i përbërjes së re të Qeverisë të hap komunikim në kanalet bashkëkohore. /Telegrafi/