Arben Taravari mbrëmë në 360 gradë ka theksuar se VLEN luan një rol kyç në qeveri dhe se ka ndikim të madh në vendimmarrjet brenda koalicionit me OBRM-PDUKM-në. Ai ka bërë një krahasim mes OBRM-PDUKM – BDI kur ishin në koalicion dhe tani ata që janë në qeveri.
Taravari tha se BDI ka kontribuar dukshëm që OBRM-PDUKM në zgjedhjet parlamentare të fitojë 58 deputetë.
“VLEN ka një ndikim të madh në qeveri. Veç mendoni koalicionin OBRM-PDUKM – BDI 2008-2016 dhe gjithçka do ju qartësohet. Tani OBRM-PDUKM nuk i ka 40 deputetë, vetëm bëni krahasimin, ne tani kemi shumë më shumë ministri se BDI në koalicion me ta. Absolutisht se BDI ka qenë njëra kontribuuesit më të mëdha që sot OBRM-PDUKM ka 58 deputetë në Parlament. BDI gjithë fushatën është marrë me OBRM-PDUKM-në”, tha Taravari.
“Kjo paralele krahasuese vulos edhe njëherë suksesin e koalicionit VLEN në negociata për ndarjen e “kulaçit qeveritar” pra, dihet saktësisht se aspak nuk ka qenë e lehtë me OBRM-PDUKM-në, por ja që konzistenca e tyre politike ka ndikuar që të marrin shumë më shumë se dikur kishte BDI me një OBRM-PDUKM shumë më të dobët se sa aktualisht”.
“Prandaj, kur flasim për fuqizimin e OBRM-PDUKM-së nuk përjashtohet politikat e njoma të BDI-së që pos nacionalizmit të tepruar nuk promovuan asgjë më shumë gjatë fushatës elektorale”, tha Taravari.