Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sonte i vizitoi pacientët e lënduar që janë në spitalin “8 shtatori” në Shkup.
“Shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm dy prej tyre për momentin janë në gjendje kritike. Disa nga pacientët janë mirë dhe shpresoj se për pak kohë do të lëshohen në mjekim shtëpiak”, deklaroi Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komuna dhe këshilli do të bisedojnë dhe do të shohim se si mund t’u ndihmojmë familjeve”, deklaroi duke shtuar se ka qenë aksidenti më i keq deri tani.
Sot në mbledhjen komemorative për të ndjerët në aksident, Taravari falënderoi institucionet shtetërore, private dhe fshatarët për ndihmën e dhënë./Telegrafi/