Komuna e Gostivarit kërkohet që të vazhdohet me mësim në gjuhë shqipe në tre paralele në gjimnazin e Gostivarit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të heq vendimin për heqjen e një paralele në vitin e parë. Një konkluzion i tillë erdh pas takit me mësimdhënësit e shkollës së mesme dhe kryetarit të Komunës së Gostivar, Arben Taravari.
Taravari në konferencë për shtyp pas takimit kërkoi që ministrja Carovska ta zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë si në komunat tjera ku tolerohet numër më i vogël i nxënësve në një paralele.
“Revolta është e arsyetuar për shkak se sipas informacioneve tona edhe në qytete tjera ka nxënës të regjistruar me numër më të vogël, njëlloj siç është rasti me Gostivarin. Nëse mund ta kalojë në komunat tjera, ka mundësi edhe në Gostivar”, tha Taravari.
Mësimdhënësit turk të cilët për të tretën ditën bojkotojnë mësimin vlerësuan se vendimi i MSHIA-s paraqet diskriminim etnik./Telegrafi/