Telegrafi

Taravari thotë se është kërcënuar (Foto)

Përmes profilit të tij në Facebook, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se ai dhe anëtarë të familjes së tij janë kërcënuar.

Sipas tij, personi kërcënues ka dosje kriminale dhe njihet edhe nga populli, duke shtuar se është i amnestuar.

Taravari sqaron se bëhet fjalë për njërin nga dy personat që para disa muajsh shkaktuan incident në gjimnazin e Gostivarit, ku fizikisht janë sulmuar dy profesorë.

Ai bën të ditur se do ta kallëzojë penalisht kërcënuesin, dhe se do të njoftojë ambasadat për këtë kërcënim./Telegrafi/