Site icon Telegrafi

Taravari: Do të ketë revizion të punës së gjithë klinikave pa përjashtim (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, konfirmoi se klinikat për neurokirurgji dhe për radioterapi dhe onkologji kanë drejtorë të ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Taravari informoi se po krijon një mënyrë të re të zgjedhjes së drejtorëve të institucioneve shëndetësore publike në konsultim me profesionistët mjekësor.

Taravari u përgjigj në pyetjen për Qendrën Klinike e cila për dhjetë vite nuk ka paguar ujë, ku tha se shërbimet komunale dhe ujësjellësi dhe kanalizimi do të gjejnë zgjidhje.

Ai shtoi se borxhet janë të të gjitha klinikave dhe se do të ketë revizion pa përjashtim./Telegrafi/

Exit mobile version