Site icon Telegrafi

Taravari takon prindërit e Ëmblës: Për këto fëmijë duhet të kujdesemi më shumë se sa për fëmijët tonë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së sotme takoi të atin e Ëmblës për të zgjidhur problemin që u bë publik gjatë ditës së djeshme.

Sipas Taravarit, kjo ngjarje është një alarm i mirë për vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve ndaj këtyre fëmijëve.

“Këto fëmijë janë dhuratë nga Zoti dhe duhet të kujdesim për ata më shumë se sa për vetveten dhe më shumë se sa për vetveten tonë’, u shpreh Taravari.

Lexo po ashtu Ministri Shaqiri për rastin e Ëmblës: Sot ajo është kthyer në klasë, uroj të mos kemi raste të tilla

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u raportua se në një shkollë të Gostivarit, prindërit e fëmijëve kishin nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”./Telegrafi/

Lexo po ashtu Gostivar, prindërit nuk duan që fëmijët e tyre të mësojnë me shoqen që e ka sindromin Down

 

Exit mobile version