Site icon Telegrafi

Taravari: Do ta pensionojmë Nevzat Bejtën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, në një intervistë për Alsat-M, tha se ai ka arritur fitore ndaj kundër-kandidatit të tij, Nevzat Bejta.

“Sipas analizave tona ne fituam me 200 vota epërsi. Edhepse kishte shatazhe dhe kërcënime arritëm të fitojmë, ndërsa shpresojmë që në raundin e dytë ta çojmë në histori. Kemi përafërsisht 12 mijë vota. Bejta sot ishte me LSDM-në së bashku. Demantoj Nevzat Bejtën se OBRM-PDUKM-ja na ka votuar neve, praktikisht ne votat i kemi pastër shqiptare. Në rrethin e dytë, kemi plotë që janë kundër Bejtës dhe do të nisim bisedimet me Lëvizjen Besa, RDK-në dhe PDSH-në për bashkëpunim. Ata të gjitha janë kundër Bejtës, së bashku me qytetarët në përgjithësi”, tha mes tjerash Taravari.

Ndryshe, më herët edhe kandidati i BDI-së për Komunën e Gostivarit shpalli fitore, ndërsa sa i përket rezultateve të KSHZ-së, akoma nuk ka asgjë zyrtare./Telegrafi/

Exit mobile version