Sulmi çka ka ndodhur në gjimnazin e Gostivarit është diçka që nuk është parë deri më tani dhe turp në historin e Gostivarit, është vlerësimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për ngjarjet ku ditën e premte dy profesorë morën lëndime trupore pas përleshje fizike me dy persona tjerë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i komunës sot gjatë konferecë së shtypit kërkoi nga inspektori arsimor të informojnë atë dhe opinionin e gjërë, se çka ka ndërmarrë për incidentin në gjimnazin e gostivarit, sepse siç tha, ai nuk ka njohuri për punët në shkollë që kur i’u morrën kompetencat.
“Gjithashtu kërkuam nga MPB dhe Prokuroria Publike të marrin hapa konkret në lidhje me ngjarjen. Unë jamë i bindur, sikur sulmuesit të kishin qenë nga radhët e Aleancës për Shqiptarë, ato do të ishin prapa grilave. Por, kurë bëhet fjalët për anëtarët e BDI-së, ato shëtisin lirshëm dhe kërcënohen në rrethinë. Nëse nuk ka rezultat, ne, fëmijët tanë dhe shkollat do të jenë cakë i dhunës, theksoi Taravari. /Telegrafi/