Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ‘Facebook’ shkroi se “edhepse sot mora lajmin në grupin e krizës se kafeteritë mund të punojnë në modelin blej dhe shko, tash po shoh që ende ky vendim nuk është zyrtarizua”.
“Prandaj ju lutem që edhe këtë fundjavë mos fillojmë më këtë mënyrë pune, derisa edhe zyrtarisht të marrim edhe me shkrim këtë vendim prej shtabit qendror të emergjencës”, shkruan Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai bën apel që të mos ketë ndonjë pasojë, kafiteritë në Gostivar nesër s’duhet të punojnë.
“Presim vendimin përfundimtar në formë të shkuar deri ditën e hënë”, shkruan Taravari./Telegrafi/