Site icon Telegrafi

Taravari – Spasovski: Biseduam për parimet e qeverisjes, për të ardhmen e Maqedonisë

Ka përfunduar takimi ndërmjet LR-PDSH-së dhe LSDM-së për çështjen e gjuhës shqipe. Para gazetarëve kanë folur sekretarët e përgjithshëm të të dy partie, Arben Taravari dhe Oliver Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Taravarit, ka qenë një takim mjaft konstruktiv ndërmjet të dy partive, dhe se kanë diskutuar për mundësinë e formimit të një shumice të re parlamentare, për parimet e qeverisjes së ardhshme, dekriminalizimin e institucioneve shtetërore. Taravari thotë se nuk kanë diskutuar për gjuhën shqipe, por kanë biseduar për të gjitha çështjet.

Nga ana tjetër, Oliver Spasovski tha se kanë biseduar për parimet e qeverisjes, për të ardhmen e Maqedonisë, për interesat e qytetarëve, për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë, për Maqedoninë si një shoqëri e plotë. Spasovski tha se ende është duke u biseduar për gjuhën shqipe./Telegrafi/

Exit mobile version